Kombetarja/ Armando Sadiku dhe Edgar Çani presin të ndryshojnë skuadër në janar
nga AlbaniaSoccer   E premte, 28 Dhjetor 2012 14:07   Shtyp

edgar_cani_polonia_varshavaAfrimi i janarit po shoqërohet me spekulime për transferime të sulmuesve shqiptarë.

Më konkretisht, për titullarët e repartit ofensiv të Kombëtares, Armando Sadiku dhe Edgar Çani.

Për Sadikun “sponsori” është trajneri kuqezi, Gianni De Biasi. Duke analizuar pjesën e parë të sezonit në Serinë A, drejtuesi i stolit ka vlerësuar paraqitjen e Fiorentinës.

Gjithashtu, De Biasi e ka këshilluar Montellan që të marrë në ekip lojtarin e Luganos.

“Sadiku ka shumë cilësi fiziko-taktike. Ju garantoj se është i lindur për të qenë një ‘bomber’”, ishte komenti i De Biasit.

Edgar Çani është titullari tjetër i Shqipërisë që pritet të ndryshojë fanellë.

Largimi i tij nga Polonia Warszaw duket i paevitueshëm. Sulmuesi shtatlartë mund të qëndrojë në Poloni, pasi kërkohet nga një tjetër skuadër e kryeqytetit, Legia Warszaw.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide