Kombetarja/ De Biazi & Cana : Duhet te fitojme ndaj Islandes | ||
|
“Do të luajmë me 4 lojtarë ofensivë dhe nuk besoj se mund të bëhet më shumë sesa kaq. Ndoshta do të dëshironit të luanim me 11 sulmues, por pastaj bëhet e vështirë të mbrohemi. Themi që duhet të marrim 6 pikë në këto dy ndeshje sepse të gjithë e besojmë se kjo është e mundshme, por meqë nuk jemi as Reali i Madridit dhe as Spanja, nuk mund ta quajmë të sigurt. Do të varet nga shumë gjëra. Islanda është më mirë taktikisht se ne, e rrezikshme, por mund t’ia dalim”, De Biazi. Kapiteni Lorik Cana është edhe më i përmbajtur sesa trajneri, duke thënë se në këto dy ndeshje mund të ndodhë gjithçka. Cana pra e pohon se të paktën në fushën tonë, në këto eleminatore mund të mundim këdo. Le ta fillojmë këtë nga Islanda dhe pastaj le të mendojmë edhe për Slloveninë.
|