Lamtumire Bujar Cani, ylli Partizanit e Kombetares
nga AlbaniaSoccer   E martë, 18 Shtator 2012 13:51   Shtyp

bujar_cani_kombetareNe moshen  66 vjecare ka nderruar jete Bujar Cani  nje nga yjet e futbollit te Partizanit dhe ekipit  tone Kombetar te viteve '70.

Bujar Cani ka hyre ne historine e futbollit shqiptar si nje mbrojtes modern per kohen me cilesi te larta ne pergatitjen fizike, lojen ne ajer dhe mbi te gjitha inteligjent dhe mjaft profesional ne fushen e lojes.

Cani fitoi disa tituj Kampion Kombetar  dhe Kupa te Shqiperise ne radhet e Partizanit i cili ne ato vite kishte ne perberje   futbolliste te medhenj si Panajot Pano, Ramazan Ragami, Saba Bizi etj.

Krahas me ekipin e mirenjohur te kryqytetit,  Partizani, Bujari zhvilloi edhe disa takime nderkombetare me perfaqesuesen tone duke u perballur me sulmuesit me te shquar te Botes ne ate kohe,  ku pa dyshim ne kujtesen e te gjithe sportdashesve shqiptare do te mbetet ballafaqimi me Gerd Myler sulmuesin e madh te Kombetares se Gjermanise.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Presidenti i saj  Armand Duka kane ngushelluar familjen per humbjen e njeriut te tyre shtrenjte dhe gjithe boten e futbollit shqiptar per largimin nga jeta te nje ish  futbollisti te shquar e me vyrtyte te larta.

( Bujar Cani,  i treti ne foto ne radhe pas Panos dhe portjerit Dinella)

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide