Kombetarja/ Kompanite e basteve favorizojne Shqiperin
nga AlbaniaSoccer   E premte, 07 Shtator 2012 14:01   Shtyp

loja1-x-2Shqipëria cilësohet si favorite për të fituar ndeshjen e parë të Grupit E kualifikues kundër Qipros. Të paktën në letër, sipas kompanive të basteve, kuqezinjtë e drejtuar nga Xhani De Biazi kanë shanse më të mëdha për të fituar, ose për të marrë të paktën një pikë.

Sipas “bookmakers”-ave ndërkombëtarë, fitorja e Shqipërisë kuotohet me koeficientin 1.9, shenja “x” për barazimin e ndeshjes 3.2, ndërsa fitorja e Qipros në “Qemal Stafa” 43.6.

Sipas kompanive të basteve, rezultati më i mundshëm i sfidës cilësohet barazimi 1-1, me koeficientin 6, ndërsa më pas vijnë katër rezultate nga të cilët tre favorizojnë Shqipërinë.

Tifozët do të kenë një rol të veçantë në sfidën e orës 20:30 në “Qemal Stafa”, e madje qipriotët kanë pranuar se lojtarët e tyre mund të emocionohen dhe të vihet nën presion. Kjo do të jetë përballja e pestë ndërmjet dy skuadrave dhe e para në ndeshje zyrtare. Qipro ka dy fitore, një ndeshje është ndarë në barazim, ndërsa në vitin 2009 kuqezinjtë regjistruan fitoren më të thellë në histori pikërisht përballë ishullorëve, duke fituar 6-1.

komente