Kombetarja/ Kritikohet De Biazi per barazimin me Moldavine
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 16 Gusht 2012 14:31   Shtyp

giani_de_biassiBarazimi ne testin e fundit miqësore te kombëtares shqiptare ndaj Moldavisë ne prag te eliminatoreve te botërorit nuk është pare me sy te mire nga analistet sportive ne vend te cilët kane vene nen akuze trajnerin De Biazi për zgjedhjen ne formacion dhe organizimin ne fushe. Sipas tyre barazimi 0-0 ne “Qemal Stafa” ka ardhur nga eksperimentet e sforcuara te trajnerit me një formacion jo te menduar mire. Ne prag te sfidës se pare eliminatore ndaj Qipros tekniku italian duhet te beje përfundimisht një zgjedhje përfundimtare ne formacion duke i besuar një grupi dhe ndoshta duke sakrifikuar edhe disa lojtare qe janë provuar dhe qe nuk mund te japin me shume. Edhe pse është bere një pune e madhe ne afrimin e lojtareve te rinj kolaudimi i kombëtares shqiptare kërkon me tepër kohe ne nivelet e dëshiruara . Edhe ne këto eliminatore duke pare 90-minutat ndaj Moldavisë, Shqipëria pritet te shpalose një tjetër sezon eksperimental.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide