Miqesore/ Shqiperi-Moldavi, kjo mundësia e fundit para eleminatoreve
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 13 Gusht 2012 14:17   Shtyp

Kombetarja-e-ShqiperiseNga selia e FSHF-së priteshin lajmet e fundit nga ekipi kombëtar që ndodhet në prag të miqësores ndaj Moldavisë në “Qemal Stafa”. Por, lajmet më të rëndësishme vijnë pikërisht për stadiumin kombëtar, të cilit nuk i ofrohet energjia elektrike nga kompania CEZ. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Eduard Prodani, shpjegon situatën.

Për trajnerin De Biazi është e vështirë ta nisur duke folur për ndeshjen, pasi edhe shqetësimi i tij, duket i madh.

“Uroj që gjendja e krijuar të zgjidhet sa më shpejt, sepse kombëtarja është pronë e gjithë Shqipërisë, është një reklamë shumë e rëndësishme. Sa për takimin, është i rëndësishëm dhe shpresoj ta luajmë mirë. Do të përpiqemi të përgatitemi siç duhet dhe pse kemi pak kohë në dispozicion. Pas 3 javësh nisin eleminatoret e Botërorit, ndaj duhet të jemi gati. Kam një grup prej 30-40 lojtarësh nga të cilët duhet të zgjedh. i kam idetë e mia në kokë dhe pres përgjigjet nga futbollistët”, thotë trajneri.

Më tej, trajneri italian i kuqezinjve theksoi se po përpiqet bashkë me Federatën të zgjerojë bazën e lojtarëve me emra të tjerë dhe se për këtë do të bëhet gjithçka brenda mundësive. Fjala është për lojtarë si Basha apo Meha, të cilët ende nuk janë pjesë e kombëtares.

Ndeshja me Moldavinë është parashikuar të luhet të mërkurën në “Qemal Stafa”.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide