FIFA/ Shqiperia ngjitet ne vendin e 74-ter
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 08 Gusht 2012 14:32   Shtyp

fifa_logo-newEkipi kombëtar shqiptar i futbollit është ngjitur një vend në renditjen e FIFA-s dhe tani gjendet në vendin e 74-tër.

Në muajin e fundit janë luajtur vetëm 11 ndeshje ndërkombëtare, por pavarësisht se ‘Shqiponjat e Zeza’ nuk kanë luajtur asnjë ndeshje, regjistroi një ngjitje prej një vendi në renditje më të re të FIFA-s për muajin gusht.

Vendin e 74-tër, kombëtarja shqiptare e ndanë së bashku me shtetin nga kontinenti afrikan, Guinea, të cilet kanë nga 448-pikë.


Në renditjen më të re, Spanja ende mban timonin, këtë muaj me 1605-pikë ndodhet përpara Gjermanisë me 1474-pike, ndërsa Anglia ka kaluar Uruguain dhe tani është i treti me 1294-pikë. Uruguai ka rënë në vendin e katërt, e ndjekur nga Portugalia, Italia, Argjentina dhe Holanda. Dhjetëshja e parë në botë përfundon me Kroacinë dhe Danimarkën. Te bie ne sy mungesa e Brazilit ne dhjeteshen e pare.


Renditja më e re e FIFA-s për muajin gusht:

1. Spanja 1605 pikë
2. Gjermania 1474
3. Anglia 1294
4. Uruguai 1236
5. Portugalia 1213
6. Italia 1192
7. Argjentina 1098
8. Holanda 1053
9. Kroacia 1050
10. Danimarka 1017
.......
74. Shqipëria 448
74. Guinea 448

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide