Miqesore: Estoni-Shqiperi 0-0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 15 Nentor 2009 03:48   Shtyp

lorik_cana-estoniaMiqesore / Estoni – Shqiperi 0 – 0

Skuadra kombetare Shqiptare nuk ka mundur te shkoje me shume se sa nje barazim pa gola ne ndeshjen miqesore me Estonin te zhvilluar ne Tallin. Pritej qe trajneri Kuzhe ti jepte me shume hapesire lojtareve qe ishin aktivizuar me pak ose qe me prezantimet qe kishin bere nuk e kishin bindur forte kroatin, por dicka e tille ndodhi pjeserisht. Loja e te besuareve te trajnerit Kuzhe ka lene shume per te deshiruar. Mbase i ftohti i madh ka bere qe te ngrijne lojtaret tane. Estonia nje skuader modeste ne krahasim me ate tonen, (mjafton te kujtojme qe e gjithe kombetaria Estoneze kushtone me pak se Lorik Cana), ka vene ne veshtiresi dhe ka luajtur me mire se kuqezinte tane, megjithese loja nuk e kaloj asnjehere nivelin mesatar. Ne pjesen e pare te takimit, Bakaj dhe Hyka te aktivizuar nga minuta e pare dhe u munduan ti japin pak levizshmeri mesfushes por nuk dhane ate qe pritej. Ne disa momente ata I krijuan hapesire lojtareve tane te frontit por goditjet e tyre nuk ishin konkrete dhe te sakta. Ne minuten e 24-rt vlen te permendet nje rast i bukur, kur pas nje aksioni te shpejte, Hyka kroson, por pasimet e Salihit dhe Bakajt, nuk u konkretizuan pas gjuajtjes se fundit te dinamovitit. Nje minute me vone eshte Bakaj qe nxjerr Liken te lire, por shkodrani gjuan pasaktesisht. Pjesa e pare u mbyll me pak raste per shenim, por ne pjesen e dyte fillimi ishte me I shpejte per vendasit, qe arriten te shenonin nje gol ne pese minutat e para te takimit me ane te Piroja. Dalja e gabuar e Hidit u ruajt nga anesori I cili anulloi per pozicion jashte loje golin e rregullt te kapitenit te Estonise. Lojtaret shqiptare, ne momente te caktuara u munduan ta ndeshkonin me gjuatje nga jashte zone portierin vendas, por kjo taktik rezultoi e gabuar. Pese minuta pa perfundimit, nje gjuajtje e forte nga distanca e vendasve sa nuk i dha avantazhin Estonise, por shtylla i erdhi ne ndihme Hidit. Ne perfundim te 90-te minutave kombetarja jone me ne krye trajnerin kroat Josip Kuzhe nuk ka arritur me shume se nje barazim .

 

Estoni - Shqiperi 0:0

Estonia: 1-Sergei Pareiko, 2-Tihhon Šišov (46. 17-Enar Jääger), 3-Taavi Rähn (46. 15-Ragnar Klavan), 4-Raio Piiroja, 5-Dmitri Kruglov, 8-Ats Purje (88. 16-Alo Bärengrub), 6-Aleksandr Dmitrijev, 14-Konstantin Vassiljev, 10-Joel Lindpere, 18-Kaimar Saag (60. 11-Vladimir Voskoboinikov), 19-Kristen Viikmäe (46. 13-Andrei Sidorenkov).

Rezerva: 30-Mihkel Aksalu, 12-Artur Kotenko, 15-Ragnar Klavan, 17-Enar Jääger, 16-Alo Bärengrub, 13-Andrei Sidorenkov, 11-Vladimir Voskoboinikov, 9-Tarmo Kink.

Shqiperia: 12-Isli Hidi, 4-Armen Dallku (90.+1. 3-Andi Lila), 5-Lorik Cana, 6-Debatik Curri, 7-Ansi Agolli, 10-Klodian Duro, 13-Ervin Skela, 14-Jahmir Hyka, 16-Elis Bakaj (71. 11-Emiljan Vila), 17-Gilman Lika (75. 8-Muzaka Gjergji), 18-Hamdi Salihi (75. 9-Edmond Kapllani).

Rezerva: 1-Samir Ujkani, 2-Franc Veliu, 3-Andi Lila, 8-Muzaka Gjergji, 9-Edmond Kapllani, 11-Emiljan Vila, 15-Jetmir Sefa.

Karton te verdhe: 45.+1., 86. Raio Piiroja - 84. Debatik Curri

Karton I kuq: 86. Raio Piiroja

Shikues: 2110
Gjyqtar: Audrius Kancleris (Lituani)

Pjesa e pare



Pjesa e dyte




Klevis Bejkolli

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide