Lamtumirë Medin Zhega!
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 14 Qershor 2012 22:47   Shtyp

medin_zhegaEmra të njohur të botës së sportit, kulturës dhe politikës i kanë dhënë lamtumirën e fundit mjeshtrit të madh të futbollit shqiptar Medin Zhega. Në homazhet e zhvilluara në Pallatin e Kongreseve kanë marrë pjesë kryetarja e kuvendit Jozefuina topalli, ministri i kulturës rinisë dhe sportevë Aldo Bumçi kryebashkiaku Lulzim basha si dhe deputet të kuvendit të shqipërisë të cilët vlerësuan lart ish trajnerin e kombëtares, ish-futbollistin e Vllaznisë dhe të përfaqësueses kombëtare.

Drejtues të lartë të FSHF-së dhe ekipeve të futbollit shqiptar dhe figura të shquara të sportit ndër vite dhe kanë përshëndetur për herë të fundit Mjeshtrin e Madh Medin Zhega


Medin Zhega pësoi një aksident të rëndë në Kanada teksa u rrezua në shtëpinë e të afërmve të tij duke përplasur pjesën e pasmë të kokës duke e lënë në paralizë të plotë për një vit derisa u nda nga jeta dy ditë më parë.

Ai është një nga futbollistët më të shquar të futbollit shqiptar gjate viteve 60-70. ai ka qenë lojtar i ekipit të kombëtares shqiptare, trajner i saj në vitin 99-2001 si dhe anëtar i komitetit ekzekutiv të FSHF. Zhega ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide