Kombetarja/ De Biasi: Mos harrojmë limitet tona | ||
|
Por a japin këto rezultate besimin qe Shqipëria te beje hapin e madh ne historinë e saj? “Filozofia jone duhet te jete: Sa është limiti ynë, pa fantazi dhe te mos ëndërrojmë kot. Ne do ta provojmë deri ne fund për kualifikimin ne eliminatoret e ardhshme. Varet nga shume faktorë. Ne duhet te shfrytëzojmë kualitetet tona, por diferencën e bëjnë lojtaret e mëdhenj. Nëse do te jemi me te kthjellet për 90-minuta mund tu shkaktojmë vështirësi edhe ekipeve qe janë teknikisht me mire. Pashe miqësoren e Francës, e cila hasi shume vështirësi me një kundërshtar qe ne e kemi ne grup, Islandën. Për eliminatoret kemi grup te vështirë, te paktën ne letër, janë tre skuadra,” u shpreh De Biasi. Takimin e radhës, kombëtarja shqiptare e ka ne 15 gusht ne një miqësore kundër Moldavisë, ku edhe aty tekniku De Biasi do te vazhdoje eksperimentet për te krijuar skuadrën definitive ne prag te eliminatoreve te botërorit. |