FIFA/ Shqiperia humbet serish dy vende ne renditje
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 07 Mars 2012 14:16   Shtyp

fifa_logo-newKombetarja jonë, pas humbjes së ndeshjes miqësore me Gjeorgjine me rezultatin 2-1, tashmë renditet në vendin e 80-të klasifikimit me 432-pikë.

Në kryesim qëndrojnë gjithmonë kampionët në fuqi të Europës dhe Botës, spanjollët e Del Bosque, të ndjekur në vend të dytë nga hollandezët të cilët kanë spostuar Gjermaninë në vend të tretë të kësaj renditjeje.


Bie në sy gjithashtu rikthimi i Argjentinës në dhjetëshen e parë të ekipeve më të mira të botës pas një mungese një mujore. Ekipi i Messit renditet në vendin e 8-te.


Për renditjen e muajit shkurt janë marrë parasysh 91-ndeshje, ku shumica kanë qenë takime miqësore.


Renditja e ardhshme FIFA do të publikohet më 11-Prill 2012.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide