Ne fokus/ Qeveria ben prapakthehu, nuk ka para per stadiumin e ri
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 18 Janar 2012 23:30   Shtyp
fshf_stadiumiNe mungese te fondeve dhe krizes financiare qe ka prekur Europen dhe Shqiperine shto ketu dhe burokracite e tejzgjatura, eshte anulluar projekti per ndertimin e stadiumit te ri, i cili sipas premtimeve te kryeministrit Berisha do te perfundonte brenda vitit 2012. “Stadiumi nuk eshte me prone e jona, por eshte krijuar nje shoqeri aksionere ku pjesen dermuese te aksioneve e ka FSHF. Ne jemi aksioner ne ¼ e saj. Ky eshte nje projekt qe po shkon drejt perfundimit. Qeveria shqiptare dha nje fond, prej rreth 300 milion lekesh te reja, te cilat do te viheshin ne dispozicion te ndertimit te stadiumit te ri, por sigurisht qe duhet nje fond shume me i madh. Ne kete situate ekonomike boterore mendoj qe eshte bere me e veshtire per kedo per te siguruar fonde. Donatore te mundshem qe me pare mund te ishin te gatshem, tani jane me te kujdesshem ne dhenien e fondeve. Kjo mendoj eshte nje nga arsyet
kryesore se perse stadiumi nuk filloi ndertimin ne kete vit. Megjithate mendoj qe eshte nje projekt qe nuk do te ndalet, por nese do te ndertohet kete vit apo vitin e ardhshem kjo eshte jashte vullnetit tone”, deklaroi Ministri i Kultures, Rinise dhe Sporteve, Aldo Bumçi ne nje konference per shtyp dhene per mediat.
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide