Ekskluzive/ Kristi Vangjeli: Nje muaj pushim, mu duk vetja si ne Las Vegas
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 16 Janar 2012 03:18   Shtyp
kristi_vangjeli_para_maltes1_577037682Futbollisti i kombetares se Shqiperise, Kristi Vangjeli i cili ka afro nje dekade qe luan si futbollist profesionist, e ndjen vehten te relaksuar ne fillimet e fazes pergatitore me skuaden e tij Odesa te Cernomorets.

"Kam nje dekade qe luaj si futbollist profesionist dhe gjate periudhes qe jam aktivizuar ne Greqi me Aris nuk mbaj mend asnjehere qe te kem bere nje muaj pushim gjate dimrit", u shpreh Kristi Vangjeli per Albaniasoccer.com, duke iu rreferuar periudhes se lire qe lojtaret kane, kur luajne ne kampionatin Ukrainas.

"Eshte e vertete qe Ukraina eshte e ftohte dhe kampionati ka nje periudhe me te gjate pushimi gjate dimrit sesa ka ne Greqi, por me te vertete qe eshte shume e nevojshme nje qetesi relaksuese e pjeseve te trupit dhe kjo me ndoshi per here te pare kete dimer dhe te them sinqerisht qe ndjehem shume mire", vazhdoi prononcimin e tij Vangjeli, i cili u bashkua me skuadren Cernomorets ne muajin Shtator dhe luajti ne 11 takimet e rradhes, duke munguar vetem ne nje per shkak te kartonave.

"Ukraina me pelqen. Skuadra ka kushte shume te mira dhe eshte skuader modeste qe ka pretendimet e saj, por ata kane edhe nje plan i cilieshte i kushtezuar dhe po ndiqet me rigorozitet nga drejtuesit", vazhdoi Kristi i cili ka filluar fazen pergatitore me skuadren ne Turqi dhe per koicidence sot luajti ndaj kampiones se Shqiperise Skenderbeu, ndeshje e cila nuk ishte "mbleseruar" prej tij.

"Kishte shume veta qe me pyeten nese isha une ndermjetesi i kesaj miqesore, por ne te vertete nuk ekziston asnje ndihme e imja ne kete aspekt. Ndodhi rastesisht dhe ishte kenaqesi qe une isha ne gjendje te takohesha me disa miq te mij ne skuadren Korcare. Une luajta ne pjesen e pare dhe ne fituam. Skuadra Ukrainase u paraqit me mire", theksoi "Korcari" i Cernomorets, i cili per nje tjeter koincidence, kete vit te gjitha debutimet qe ka zhvilluar i ka luajuar ndaj skuadrave me lojtare Shqiptare.

"E vertete dhe e habitshme. Gjate fazes pergatitore me Aris, perpara sezonit luajtem ndaj Lacios se futbollistit te kombetares Lorik Cana. Kur luajta ne Javen e pare te Kampionatit grek me Aris kete sezon, barazuam pa gola ne Janine ndaj skuadres se dy shqiptareve te kombetares, Andi Liles dhe Emiljano Viles. Kur u transferova ne Ukraine, debutimin me Cernomorets e bera ndaj Vorksla, humbem 1-3, skuadra ku luajne dy lojtaret e tjere te kombetares, Armend Dallku dhe Ahmet Januzi. Tani ne Turqi gjate fazes pergatitore, luajtem me skuadren e vendlindjes Skenderbeu te Korces", shpjegoi mbrojtesi i kombetares se Shqiperise qe e konsideron kete koincidence - interesante dhe te vecante. Vangjeli ndoshta gjate fazes pergatitore ne Turqi do te kete rast te luaj edhe ndaj ndonje tjeter skuadre qe ka ne gjirin e vet futbolliste Shqiptare.

"Nuk e perjashtoj si mundesi dhe do te jete me te vertete nje fakt interesant", perfundoi prononcimin e tij per Albaniasoccer.com, mbrojtesi i kombetares se Shqiperise Kristi Vangjeli
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide