Ekskluzive/ Polaket e Polonia Varsheves gati te marrin Sukaj
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 03 Dhjetor 2011 00:05   Shtyp

xhevahir_sukajXhevair Sukaj mund te transferohet ne Poloni. Kete lajm te bujshem e kane bere te ditur burime te aferta me sulmuesin shkodran. Polonia Varshava, skuadra e vendit te trete ne kampionatin vendas “Ekstraklasa”, synon te perforcohet me talentin shkodran. Ka qene kjo skuader ne muajin gusht qe beri nje oferte zyrtare per Sukajn por ne ate periudhe Vllaznia nuk pranoi 50 mije euro per te dhe e mbajti ne skuader. Polonia Varshava eshte gati te paguaje per ta marre ne janar Xhevairin shkodran dhe bisedimet kane nisur. Vllaznia eshte gati ta jape ne Poloni sulmuesin kundrejt parave per kartonin e tij dhe ne kete menyre nuk lejon forcimin e ekipeve rivale si Flamutari, Skenderbeu dhe Tirana qe e duan ne skuader. Sukaj nese shkon tek Polonia Varshava mund te krijoje nje dyshe ne sulm bashk me Edgar Canin, sulmuesin qe luan prej veres atje dhe po shenon gol jave pas jave.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide