Ne fokus/ Aleanca Kuq E Zi: Nacionalizmi maqedonas është primitiv dhe i dhunshëm
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 17 Nentor 2011 15:06   Shtyp

Kombetarja-e-ShqiperiseAleanca Kuq e Zi i cilëson provokim kombëtar thirrjet antishqiptare që u bënë të martën gjate takimit miqesor te kombetares Shqiptare me ate maqedonase. Aleanca i bën thirrje qeverisë së Maqedonisë që të distancohet nga racizmi, ndërsa kërkon dënim të turmave histerike anti-shqiptare.

Tifo-grupi maqedonas të quajtur “Majmunët” që nga fillimi i ndeshjes kanë lëshuar shumë thirrje antishqiptare, si :

“Shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur”,  “Dhoma gazi për shqiptarët”.

Në stadiumin “Goce Dellcev”, në Prilep skuadrën kombetare Shqipetare e kanë përkrahur rreth 100-tifozë shqiptarë nga Shkupi dhe Tetova.

Ne reagimin e saj Aleanca Kue E Zi ka deklaruar se: “Nacionalizmi maqedonas është primitiv dhe i dhunshëm. Shqiptarët janë kombi më i qytetëruar në rajon".

Ndeshja miqesore ndërmjet kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë është mbyllur pa gola.
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide