Ekskluzive / Armand Duka: Tifozat kuq e zi, "fushate" kunder meje
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 09 Nentor 2011 10:10   Shtyp
duka-armandDje pasdite grupi me aktiv i tifozerise Shqiptare dhe perkrahes i drejtperdrejte i kombetares (Tifozat Kuq e Zi) kane dale me nje deklarate se do te bojkotonin takimet e rradhes miqesore te kombetares se Shqiperise duke akuzuar FSHF-ne dhe personalisht Presidentin Armand Duka per ndryshimet aktuale qe po ndodhin ne postin e trajnerit  te kombetares dhe mos finalizimin e kandidatures Besnik Hasi ne krye te stolit kuq e zi.

"Tifozat Kuq e Zi rregullisht marrin pozicione politike kunder meje. Kam pershtypjen se dikush eshte iniciatori dhe i perdor ne menyre permanente te sillen negativisht kundrejt meje dhe institucionit qe drejton futbollin - FSHF" - u shpreh Ekskluzivisht per Albaniasoccer.com, presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka pas nxjerrjes se deklarates per bojkotime te grupit TKZ.

Nje prej arsyeve kryesore qe i shtyn Tifozat Kuq e Zi te marrin persiper bojkotimin e takimeve eshte mos arrdhja e ish futbollistit te njohur te kombetares se Shqiperise Besnik Hasi ne postin drejtues te trajnerit te Shqiperise, pas largimit te Josip Kuzhe.

"Nuk eshte aspak e vertete qe FSHF dhe une personalisht nuk kemi pranuar qe Besnik Hasi te behet trajner i kombetares se Shqiperise. Ne rame dakort me Hasin per te gjitha. I ofruam kontrate kater vjecare, i dhame ekskluzivitet te plote per te zgjedhur stafin drejtues, i dhame page aq sa kerkoi veteme premio sic kemi bere me te gjithe trajneret e tjere. Ne e kishim me shume deshire qe Hasi te behesh trajner i ekipit kombetar. Por pasi Besniku u takua me Presidentin e Anderlehtit ai nuk e lejoi te largohej, pasi ishte ne kontrate me klubin belg", vazhdoi Duka i cili gjithnje ka qene nje perkrahes i vecante i grupit TKZ ne te gjitha aspektet kohore.

"Eventualisht, ishte zgjedhja e Hasit qe te qendronte tek klubi belg dhe mos pranonte te merrte pozicionin e trajnerit te kombetares, madje ai ndjehej edhe fajtor ndaj meje" - perfundoi prononcimin e tij per Albaniasoccer.com Presidenti i FSHF-se Armand Duka
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide