Kombetarja/ Mustedanagic mund te drejtoje ne dy miqesoret e nentorit
nga AlbaniaSoccer   E martë, 01 Nentor 2011 23:52   Shtyp

MustedanagicFSHF po mendon seriozisht per t’ia lene ne dore ndihmesit te Kuzhes, boshnjakut Xhemal Mustedanagiçit, drejtimin e Shqiperise ne dy ndeshjet miqesore me Azerbajxhanin ne “Qemal Stafa” (11 nentor) dhe me Maqedonine ne Prilep (15 nentor). Trajneri i ri nuk po gjendet akoma dhe bisedimet me kandidatin kryesor Besnik Hasi kane ngecur. Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armando Duka nuk kerkon te nxitohet pasi kombetarja dhe tekniku i ri eshte nje teme delikate e cila kerkon zgjidhje te studiuara mire.

Per momentin nuk ka asnje zhvillim konkret dhe nuk pritet te kete edhe per pak kohe. Keshtu kane treguar burime te brendshme ne FSHF.


Shqiperia do te nise grumbullimin per dy miqesoret me 6 nentor, menjehere pas perfundimit te ndeshjeve te fundjaves. Duke qene se ende nuk eshte zgjedhur trajneri, FSHF ka bere gati listen paraprake te futbollisteve dhe lojtareve i eshte eshte nisur ftesa. Nese nuk gjehet zgjidhje brenda kesaj jave, e sigurte qe Mustedanagic do te drejtoje dy miqesoret e nentorit.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide