EURO 2012/ Luksemburg – Shqiperi 2-1 | ||
|
Kuzhe kishte hedhur ne fushe ekipin me te mire, te pakten ai keshtu mendonte. Fusha tregoi te kunderten. Lala, Duro dhe Skela nuk ishin per asnje moment ne nivelin e pritur. Kapllani ishte hija e vetevetes ndersa Salihi ishte jashte funksionit. Pjesa e pare jep nje loje te vrullshme. Shqiperia i shkon prane golit por ne fund mungon qetesia. Kuzhe rri dhe shikon se ka gabuar. Luksemburgu shenon golin e dyte te ketyre eleminatoreve. Vetem nje here kishin shenuar kunder Rumanise. Per ta ka feste ndersa te gjithe shqiptaret ndjejne turp. Kuptojme se jemi shume te vegjel e ne nivele amatore. Sa i perket ndeshjes, ne te dyten pjese Kuzhe ben disa levizje por serish nuk tregojme per asnje moment se dime te sillemi si skuader e madhe kur perballe kemi me te vegjel se vetja. Agolli merr karton te kuq 10-te minuta pasi fillon e dyta dhe aty behet thuajse e pamundur per kuqezinjte tane. Bogdani barazon ndeshjen ne minuten e 64-te dhe duket sikur do te permbysin rezultatin. Deshira nuk mungon por skuadra e Kuzhes eshte e paqarte dhe shume e tensionuar. Joachim shenon golin e dyte dhe Shqiperia dorezohet. Bogdani merr te verdhen e dyte e na le me nente lojtare ne fushe. Ne vitin 2000, ne krye te FSHF-se vinte Armando Duka. Ne ate kohe mundeshim nga Andora. 11 vite me pas vjen humbja e dyte. Andora provoi shijen e fitores ndaj Shqiperise dhe Duka perjashtoi publikisht te gjithe anetaret e saj....Cfare do te ndodhi pas te sotmes kete ende nuk e dime. Sot i ofruam nje mundesi Luksemburgut. Turpin e mbajtem per vete. Duka, sigurisht do bej te njejten gje, do i heqi te gjithe dhe do mbaj vehten, ky eshte diktatoriati i futbollit shqiptar. Nuk ka shume histori dhe Shqiperia turperohet dhe ajo qe duhet thene eshte se te gjithe shqiptaret u ndjene te fyer. Federata Shqiptare e Futbollit duhet te mbaje pergjegjesi. Duhet kerkuar falje publike. Duhet gjetur fajtori dhe denuar. Edhe vete presidenti i saj, Armando Duka ka pergjegjesi dhe per kete ai nuk duhet anashkaluar. Shqiperia eshte e shqiptareve nuk eshte nje klub personal ku dikush te plotesoje kapriçiot e veta. Luxemburg: Joubert - Schnell, Blaise, Bukvici, Mutsch - Janisch, Gerson, Payal (Pedro '88), Bettmer, Leweck (Joachim '68) - Da Mota (Bensi '70). Trajner: Luc Holtz. Shqiperia: Ujkani - Veliu (Bullku '62), Lala, Teli, Vangjeli - Salihi, K. Duro (Bakaj '46), Skela, Agolli - Kapllani (Muzaka '46), Bogdani. Trajner: Josip Kuze. Gjyqtar: Kari (Suedi) Kartona te verdhe: Schnell '41 / Teli '35, Lala '50 Bogdani '84, '85. Kartona te kuq: Agolli '54, Bogdani '85. |