Ne fokus/ 1500 kuqezinj nderojne Shqiperine ne Bosnje
nga AlbaniaSoccer   E martë, 07 Qershor 2011 22:58   Shtyp
Tifoz_kuq_e_ziNese do te shikoje me vemendje ndeshjen Bosnje-Shqiperi nuk kishe si te mos shikoje nje kuadrat te skuqur nga e kuqja e shoqeruar me te zezen. Ngjyrat e flamurit shqipetar. Tifozat kuqezi dhe shqiptar qe jetojne ne Bosnje ishin bashkuar per te qendruar se bashku dhe perkrahur kombetaren tone ne nje ndeshje delikate. Stadiumi “Bilino Polje” me 15 mije e 200 vende ka qene i mbushur plot e perplot dhe tifozet boshnjak kane perkrahur gjate gjithe kohes skuadren e tyre. E njejta gje ka vlejtur edhe per 1500 shqiptaret, krenarine e te gjithe Shqiperise ne kete ndeshje. Flamuri jone eshte valevitur ne Zenice dhe eshte kenduar kenga ne gjuhen shqipe. Nuk ka pasur incidente mes dy tifozerive dhe gjithcka ka shkuar qetesisht por ne fund kuqezinjte edhe pse te mundur ne fushe kane dale me koken lart nga stadiumi. Shqiperia pergjithmone! Ky ka qene mendimi i tyre.
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide