Albaniasoccer - Hamdi Salihi "Futbollisti me i mire i vitit 2010"
nga AlbaniaSoccer   E diel, 19 Dhjetor 2010 16:08   Shtyp
hamdi_salihi_alb-dan 1-1Ne tradicionalen vjetore, Albaniasoccer dhe stafi i saj kane shpallur "Futbollistin me te mire per vitin 2010". Kete vit eshte shpallur fitues Hamdi Salihi, sulmuesi i kombetares se Shqiperise dhe skuadres se Rapid Viena ne Bundesliga te Austrise.

Salihi ka zhvilluar 50 ndeshje gjate vitit 2010 (Europa League, Bundesliga 2009-10, 2010-11, OFB Cup 2009-10, 2010-11, Kombetarja e Shqiperise). Gjate ketyre ndeshjeve te zhvilluara, ai ka shenuar 25 gola, shtate prej te cileve ka qene vendimtare per piket e marra nga ekipet, gjashte fitore dhe nje barazim, perfshi ketu edhe kater golat ne miqesoret e fituara nga kombetarja e Shqiperise ndaj Malit te Zi, Andorres, Uzbekistanit dhe Luksemburgut. Keto ndeshje te gjitha u fituan 1-0 nga Shqiperia dhe bomberi shqiptar realizoi golat e fitores.

Shkodrani e fiton per here te pare kete trofe dhe eshte futbollisti i peste qe e ka fituar anketen e organizuar nga Albaniasoccer. Lorik cana eshte i vetmi futbollist qe e ka fituar dy here

Lista e Fituesave nder vite:

2005 - Erjon Bogdani

2006 - Lorik Cana

2007 - Ervin Skela

2008 - Arjan Beqaj

2009 - Lorik Cana

2010 - Hamdi Salihi

Albaniasoccer
komente