Hamdi Salihi: Te jemi realiste dhe me kembe ne toke
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 12 Gusht 2010 01:40   Shtyp
hamdi_salihi_alb-dan 1-1Hamdi Salihi, sulmuesi i kombetares se Shqiperise dhe shenuesi i golit te vetem vendimtar ne fitoren e sotme, ndonese ka shenuar golin e fitores nuk eshte aspak euforik, por shprehet realist per gjendjen aktuale te skuadres, rezultatet e arritura, golat e shenuar prej tij si dhe per te ardhmen e ekipit kombetar ne ndeshjet kualifikuese per Euro 2012.

"Ndonese shenova, perseri mund te them se humbem disa raste te pastra per te realizuar me teper gola. U gezova per kete fitore dhe golin dhe krijimin e rasteve te humbura e shikoj si pozitivitet, sepse jemi ne gjendje qe te krijojme, por duhet te punojme shume ne konkretizimin e sakte te rasteve. Kemi krijuar nje ekip te mire dhe ne fitoren dhe rezultatet e arritura ka merite gjithe skuadra. Kur nuk pesojme, nuk duhet vleresuar vetem mbrojtja dhe portieri - kur shenojne sulmuesit nuk duhen vleresuar vetem ata. Duhet vleresuar e gjithe skuadra. te gjithe ne ekip kane meriten e tyre ne lojen e ekipit. Ndonese fituam perseri duhet pune per te arritur rezultate pozitive ne eliminatore. Cdo fitoreĀ  dhe cdo pike eshte e nevojshme. te mos harrojme ne jemi Shqiperia nuk jemi ekip qe shkaterron kundershtaret me shumice golash. Duhet te jemi objektive dhe me kembe ne toke sa e kemi kapacitetin dhe te mos jemi euforik por te marrim cdo rezultat pozitiv qe na paraqitet si mundesi per te realizuar objektivat. Persa i perket ndeshjes me Rumanine, dihet qe eshte nje kundershtar shume i forte, por ne do te shkojme aty per te zhvilluar nje ndeshje pozitive dhe te japim maksimumin. Presioni eshte ne anen e tyre dhe ne mund ti ndeshkojme nese luajme te organizuar mire", perfundoi shenuesi i golit per Shqiperine prononcimin e tij per mediat

Kel Naraci
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide