Miqesore/ Shqiperi-Uzbekistan 1-0
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 11 Gusht 2010 22:17   Shtyp

Kombetarja-e-ShqiperiseKa mjaftuar nje gol i Salihit per ti dhene kuqezinjve te Kuzhes fitoren e rradhes ne takimet miqesore. Ne testin e fundit para se te startojne eleminatoret per Euro 2012, Shqiperia ka fituar sot ne mbremje 1-0 kunder Uzbekistanit. Ky takim u zhvillua ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit ne oren 20:30 dhe sonte u inagurua impianti i ndricimit. Nje numer i madh sportdashesish ishte i pranishem ne kete takim duke e bere mjaft te bukur atmosferen. Kombetarja shqipetare ka zhvilluar nje ndeshje te mire, por mjaft te ndryshme nga pjesa e pare ne te dyten. Gjate fraksionit te pare, kuqezinjte kane krijuar shume, kane humbur raste te pastra per shenim dhe kane rrezikuar pak porten e mbrojtur nga Beqaj. Bogdani dhe Salihi kane levizur mire dhe kane provuar porten e kundershtareve por nuk kane qene te sakte. Sulmuesi i Rapidit te Vjenes ka gjetur rrjeten ne minuten e 14 pas nje topi te futur ne zone nga Agolli. Ky rezultat do te mbeste i pandryshuar deri ne fund te takimit.

Ne pjesen e dyte, Kuzhe ka bere disa ndryshime duke hedhur ne fushe lojtaret jo titullar dhe kjo ka bere qe niveli i lojes te ulet ndjeshem. Kombetarja e ka humbur freskine dhe miqte nga Uzbekistani kane nisur te mendojne per te rrezikuar porten e Beqaj. Ne mbrojtje Cana i pakalueshem dhe me shiritin e kapitenit, nuk ka lejuar kundershtaret. Ne minutat e fundit, Hyka ka zene vendin e Duros dhe ka ndermarre ne dy raste inkursione personale por ne fund nuk ka finalizuar si duhet. Kuqezinjte ne fund i jane gezuar fitores se rradhes ne ndeshjet miqesore dhe tani i ngelet te behen gati per tu perballur me Rumanine ne eleminatoret per Euro 2010.

Kjo fitore ka qene e rendesishme per rekordin e arritur nga Kuzhe, 5 ndeshje pa pesuar gol.  Disa gjera pozitive te paraqitura ne kete takim ishin:
- Fitorja. Fituam takimin e katert miqesor rradhazi me te njejtin rezultat minimal 1-0
- Rrjete e paprekur. Nuk kemi pesuar gol ne pese takime rresht qe tregon stabilitet ne mbrojtje me nje loje te organizuar mire ne te gjitha repartet
- Rikthimi i portjerit Beqaj pas nje mungese te gjate per shkak demtimit. Te gjithe portjeret e provuar nga Kuzhe ne mungese te Beqajt nuk kane treguar stabilitet dhe rikthimi i portjerit titullar mund ti japi edhe me teper siguri repartit mbrojtes.
- Paraqitja e  Muzakes. Mesfushori zhvilloi nje ndeshje te kenaqeshme dhe mund te quhet nje lojtar i fituar nga kombetarja.
- Salihi, goleadori i ri. Sulmuesi shkodran tashme ka arritur nje konfidence te pelqyeshme me golat e shenuar ne ndeshjet e kombetares.

Nje ane negative, nese mund te quhet keshtu ishte mos shfrytezimi i rasteve per gol nga ana e sulmuesve.

Shqiperia aktivizoj keta lojtare:

Beqaj, Dallku, Cana(Kapiten),Curri,Vangjeli(Lila 75'),Muzaka(Vila 81'),Bulku(Hyka 75'),Duro(Bylykbashi 75'),Agolli,Salihi(Kapllani 75'),Bogdani(Bakaj 55').

Kel Naraci

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide