Ekskluzive / Lothar Matthaus i përfshirë në transaksionet e tregut të zi me shqiptarët
nga AlbaniaSoccer   E martë, 03 Gusht 2010 05:38   Shtyp

mateus_ne_hotel_thumbNjë nga çështjet kryesore përpara Kupës së Botës 2010 ishte: Si mund të parandalohej shitja e biletave ne tregun e zi? Një ligj i posaçëm kaluar duke thënë se shitja e biletave do të dënohet deri në pesë vjet pa miratimin e FIFA-s, dhe shkelesit per tu gjobitur ekuivalent deri në € 20 000 ose me burgim të mundshëm. Por këto sanksione të parashtruara si opcione, nuk e ndaluan një nga figurat më të njohura të futbollit Gjerman dhe atij Botëror të merrej me shitjen e biletave të paligjshme.

Lothar Matthaus, rekordmeni i ndeshjeve zyrtare të luajtura me përfaqësuesen e Gjermanisë, Kampion Evrope më 1980-ten, Kampion Bote më 1990-ten, nën kampion Bote më 1982-shin dhe 1986-tën, gjatë Botërorit të fundit punonte si bashkëpunëtor dhe analist për televizionin e njohur Arab Al-Jazeera

"Korçari", (pseusonimi në shkrim - emri i ndryshuar për arsye të ruajtjes së identitetit) kishte kërkuar në disa mënyra të bënte një favor për miqtë e tij duke blerë disa bileta për finalen e Botërorit. "Korçari" i cili punon si Konsulenti lojtarësh fitoi një ankand për katër bileta. Në 5 Korrik në orën 02:54 u mbyll dhe tenderi për katër bileta me një çmim përfundimtar - për 5.000 € u fitua nga "Korçari".


"Menjëherë pasi kisha mbaruar mbylljen me tenderin dhe gjithçka ishte e përfunduar, më morrën në telefon dhe më thanë që duhet të transferoja shumën e 5.000 € në një llogari Banke Gjermane", u shpreh në një bisedë Ekskluzive për Albaniasoccer.com "Korçari", i cili nuk vendosi që ta bënte transfertën pa patur biletat në dorë. Gjatë bisedës me personin ndërmjetës, Korçari u njoftua se biletat do të ishin në pritje për të më 7 Korrik në Hotel Da Vinci ne Johanesburg, të disponuara nga një "ish lojtar i kombëtares" që punon për një televizion të huaj.


Por "Korçari" këmbënguli. "NUk i paguaj leket pa patur biletat dhe bëra mirë që nuk i pagova pasi gjerat ndryshuan totalisht kur u paraqita ne Johanesburg", vazhdoi blerësi në biseden e tij. "Pak orë para takimit mu lëshua numri i telefonit celular të personit, te cilin nuk e njihja se kush ishte", theksoi në vazhdimësi Korçari.


"Mirembajtesin e biletave e takova tek holli i Hotelit se bashku me mikun tim, ku papritur u shtanga, pa menduar se do të ishte Matthaus personi që fshihej pas biletave. U ulëm në tavolinë dhe ai më afroi dy bileta. Unë e sqarova që kam fituar 4 bileta, ndërkohë që ish lojtari i kombëtares se Gjermanisë më shpjegoi se dy bileta kushtojnë 2000 Euro kurse dy te tjerat duhet te paguash rreth 450 € me teper, sepse nuk eshte e mundur qe ti marresh me ate çmim. At filloi shqetesimi, sepse e kuptova qe luhej loja e mashtrimit, duke me prure mua vete i katert ne Johanesburg, me jep dy bileta dhe mi shet te tjerat me cmim me te larte sepse dihet qe ku do shkoj te gjej dy bileta te tjera ne ato pak caste para ndeshjes. Unë morra dy biletat, qe tregonin  Zona 109, Rreshti N, vendi 8-te dhe 9-te dhe u largova i irrituar pas disa minutave argument me Matthausin. E veçantë dhe interesante ishte e shtypura në bileta: "FIFA TV - Al Jazeera." Natyrisht, lojtari punonte për stacionet televizive arabe dhe ja kane dhënë biletat duke punuar për Kupën Botërore si një ekspert në kanalin Arab. Bileta kishte një çmim të shtypur 600 dollarë (470 euro). Une pagova 2.000 € dhe nuk pagova per dy biletat e tjera. Me pas une e kercenova ne biseden qe beme dhe ai me tha qe te shkoja te merrja edhe dy biletat e tjera por qe ishte teper vone, pasi gjithcka kishte kaluar kohen", perfundoi biseden e tij per Albaniasoccer.com "Korcari", i cili vazhdon akoma edhe pas rikthimit ne Gjermani aventuren me ish kapitenin e tre here Kampioneve te Botes, njerezit ndermjetes te se cilit e kercenojne.

Perfundimisht, polemikat vazhdojne te hapura, ndonese Korçari morri vetem dy bileta.

Shenim:  (Ne foto: Korçari, shqiptari tjeter dhe Lothar Mattheus - i pari nga e majta ne hollin e Hotel DaVinci me zarfin me leket) "Korçari" e ka biseden me Mattheusin ne video dhe ka ne foto momente shkembimi zarfesh si dhe disponon pjesen e mbetur te biletave me stampen e TV-se Arabe, por fale kercenimit te njerezve te Matthausit, argumenti mbetet i hapur dhe identiteti i "Korçarit" mbetet anonim për momentin.


Genti Mebelli

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide