Miqesore/ KE miraton çmimet e biletave!
nga AlbaniaSoccer   E premte, 05 Shkurt 2010 23:25   Shtyp

fshf_stadiumiKomiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit I cili eshte mbledhur diten e Premte ka miratuar çmimet e biletave per ndeshjen miqesore qe skuadra perfaqesuese do te zhvilloje me Irlanden e Veriut ne Tirane me 3 Mars 2010. Gjithashtu, KE miratoi edhe pjesemarrjen e ekipit kombetar ne Lojerat e Detit te Zi. 

Vendimet 

- Miratohet pjesëmarrja e ekipit kombëtar në Lojrat e Detit të Zi që do të

zhvillohen në Kostanca të Rumanisë nga data 19-29 qershor. Shqipëria do të

marrë pjesë me një skuadër kombëtare të datëlindjes 1992.

- Miratohet çmimi i biletave për ndeshjen miqësore Shqipëri - Irlandë e Veriut, që

do të zhvillohet në Tiranë më 03.03.2010 në Tiranë. Ato do të jenë si më poshtë:

Tribuna A dhe B 2.000 lekë

Tribuna D 2 500 lekë

Tribuna D 1 dhe D 3 300 lekë

Tribuna C dhe E 100 lekë
 

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit

komente