Muharrem Dosti : Ne Gjirokaster fiton Elbasani
nga Klevis Bejkolli   E premte, 04 Dhjetor 2009 08:14   Shtyp

muharrem_dostiTrajneri i Elbasanit Muharrem Dosti shprehet optimiste para ndeshjes me Luftetarin e Gjirokastres ne fushen e kesaj te fundit. Vete trajneri i verdhebluve ka pohuar per Albaniasoccer.com se :

“Deri ne kete pjese te kampionatit jam i kenaqur me skuadren per ate qe ka arritur duke pasur parasysh dhe grupin e lojtareve qe kemi ne dispozicion si dhe gjithe veshtiresite e tjera qe kemi hasur gjate kesaj rruge deri me tani. Deri ne perfundim te fazes se pare kemi dhe tre perballje, dy ndeshje ne trasfert dhe nje ne fushen tone. Ndeshjen e rradhes me Gjirokastren e kemi vleresuar ne maksimum ashtu si cdo ndeshje tjeter. Grupi i lojtareve tashme eshte i plote nuk kemi mungesa per arsye demtimesh ose kartonash dhe them me bindje qe ne Gjirokaster do te fitoje Elbasani. Pas Gjirokastres vjen Bilisht-Sport ne Elbasan nje ndeshje relativishte e lehte dhe ne fund mbyllet me perballjen me Bylisin. Ne merkaton e Janarit drejtuesit na kane premtuar disa perforcime per te rikuperuar ato boshlleqe qe kemi ne skuader ne menyre qe ne perfundim te kompeticionit te arrijme objektivin qe eshte Superliga”.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide