Albano Janku arbitri i kryendeshjes Lushnja-Bylis
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 28 Nentor 2009 09:18   Shtyp

fischiettoArbitri qe mban stemen e FIFA-s, Albano Janku eshte zgjedhur per te arbitruar ndeshjen me kryesore te Javes se XII ne Kategorine e Pare midis Lushnjes dhe Bylisit qe do te luhet sot ne oren 14:00 ne stadiumin “Roza Haxhiu”. Duke pare tensionin qe mbart kjo perballje njerzit e FSHF-s, e kane pare te arsyeshme qe kjo ndeshje te drejtohet nga nje arbiter klasi sic eshte Janku. Ndeshja ende pa zbritur ne fushen e lojes ka filluar te luhet neper media te ndryshme me akuza dhe kunder akuza per blerje te ndeshjes dhe per shuma te ofruara lojtareve Lushnjar nga drejtuesit e ekipit Ballshiot. Sot pritet te zhvillohet nje ndeshje e forte dhe shpresojme te jete e tille, por brenda normave te lejuara. Kryetari i bashkise dhe njekohesishte dhe president i skuadres Z.Albert Sanxhaku ka premtuar nje premio shtese ne rast fitoreje dhe hyrje falas ne stadium me perjashtim te zones se tribunes. Kjo pritet ti nxise me shume lojtaret ne fushen e lojes si dhe tifozet ne shkallet e stadiumit. As drejtuesit e skuadres Ballshiote nuk ngelen prapa duke vene autobusa ne dispozicione te tifozeve si dhe nje premio speciale ne rast fitoreje. Trajneri Spahiu para kryendeshjes se Javes se XII te Kategorise se pare ka thene : “Nje ndeshje shume e forte duke pasur parasysh dhe kundershtarin qe kemi perballe. Ne do arrijme te fitojme kete perballje duke hedhur poshte cdo aludim per blerje ndeshje nga ana jone si dhe hedhje “balte” ndaj gjithe skuadres dhe drejtueseve te Bylisit. Ne perfundim te 90-te minutave do jete rezultati qe do te flase”, ka perfunduar trajneri i kryesueseve te Kategorise se Pare.

Ndeshjet e tjera dhe arbitrat :


Elbasani - Skrapari / Jubica

Kamza - Sopoti / Dervishi

Memaliaj – Partizani / Ziri

Burreli – Gramshi / Breshani

Ada – Beslidhja / Cekaj

Turbina – Luftetari / Alla

Altin Ngjela

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide