Partizani/ Xhani shet aksionet, Sallaku pronari i ri
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 27 Gusht 2012 22:15   Shtyp
albert_xhaniAlbert Xhani ka shitur aksionet e tij te klubi Partizani, duke i hapur kështu rrugën një epoke të re në klubin legjendar të Shqipërisë. Lajmi është konfirmuar nga vetë Xhani të hënën në mbrëmje, sipas të cilit, është konkluduar marrëveshja për kalimin e pronësisë te biznesmeni Lulëzim Sallaku. 

Xhani zotëronte 60 % të aksioneve të klubit, sipas dokumentit të QKR-së, aksione të cilat i kanë kaluar të gjitha Sallakut. Ky i fundit do të mbajë edhe postin e administratorit të Partizanit, duke i dhënë kështu fund një amullie të krijuar prej muajsh të tërë në lidhje me këtë klub. Partizani për momentin luan në Kategorinë e Parë, ndërsa mbetet ende skuadra me më shumë tifozë në Shqipëri.
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide