FSHF pezullon për një vit Kamzën
nga AlbaniaSoccer   E diel, 19 Gusht 2012 06:47   Shtyp

kamzKomisioni i Licensimeve të Klubeve në FSHF ka pezulluar për një vit klubin e Kamzës për shkak të problemeve mes aksionerëve të shoqërisë aksionere.

Disa kohë më parë Këshilli Bashkiak i Kamzës e shfuqizoi shoqërinë e vjetër dhe mori 51% të aksioneve që ishin në zotërim të Naim Qarrit duke krijuar një shoqëri të re me 100% të aksioneve në zotërim të Bashkisë.


Por, Naim Qarri vazhdoi punën për sezonin e ri duke mos marrë marasysh vendimin e këshillit bashkiak. Procesi gjyqësor i hapur nga Bashkia për këtë çështje i dha të drejtë Bashkisë e cila krijoi shoqërinë e re aksionere me emrin “FC Kamza”.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide