Ne fokus/ Prezantohen dy “Partizani”, por FSHF nuk njeh ende asnjë
nga AlbaniaSoccer   E diel, 29 Korrik 2012 13:06   Shtyp

partizani__tifozatÇështja “Partizani” vazhdon të çudisë të gjithë. Tashmë janë prezantuar dy skuadra, ajo e administratorit Paro Laçi dhe ajo e presidentit Albert Xhani. Pak ditë më parë, aksioneri me 40% të aksioneve te Partizani, Paro Laçi, ka bërë publike skuadrën e tij, e cila drejtohet nga Nikolin Çoçlli, e cila për momentin numëron 16-lojtarë. Madje në ditët e kaluara ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore ndaj Mamurrasit.

Ndërkohë që të premten presidenti Albert Xhani, i cili ka marrë në favor edhe vendimin e Gjykatës së Apelit për stemën dhe logon, ka prezantuar 8-futbollistë dhe stafin, ku trajner ka emëruar Niko Kozinos. Nga tete futbollistët aktualë të skuadrës së Xhanit, vetëm dy janë shqiptarë, ndërkohë që tre vijnë nga Greqia dhe tre të tjerë nga Bullgaria.

Ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk ka vendosur se cilës skuadër do t’i besojë pjesëmarrjen në sezonin e ri 2012-2013 të Kategorisë së Parë, por vendimin do ta marrë Komiteti Ekzekutiv.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide