Lushnja/ Artan Bano trajneri i ri i lagunareve
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 26 Korrik 2012 07:45   Shtyp

artan_banoPas largimit nga detyra e trajnerit të parë Sajmir Malko dhe ndihmësi i tij Hasalla donatoret ne bashkepunim me presidentin Tushe kane vendosur qe ekipin tja besojne janë  Artan Banos.

Prezantimi i tajnerit te ri dhe ndihmesve te tij që do të jenë Dritan Çuko e Alrin Hysko e , e kreu vet nënkryetari i bashkisë Gentian Nushi përpara futbollistëve të ekipit. Prezent ka qenë edhe presidenti i klubit të futbollit të Lushnjes, Fatos Tushe.

Artan Bano deklaroi se : “Objektivi i Lushnjes, është ngjitja në Superligë. Ekipi deri në këto momente ka shumë lojtarë cilësorë, por disa prej tyre janë jashtë forme dhe duhet punuar ne drejtim te kondicionit fizik te tyre. Shpresojmë që brenda këtyre tri javëve të arrijmë gjendjen më të mirë të mundshme të tyre. Do të mundohemi të riparojmë ato difekte që u vunë re sezonin e shkuar për të arritur ngjitjen në Superligë”.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide