Kategoria e Parë/ Luftëtari kampion, Kukësi në Superligë
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 12 Maj 2012 18:50   Shtyp

luftetari1Luftëtari shpallet Kampion i Kategorisë së Parë dhe siguron ngjitjen në Superligë. Gjirokastritët fituan në ndeshjen e fundit në shtëpinë e tyre përballë Mamurrasit me rezultatin tenistik, 6-3 duke e mbyllur kampionatin në vendin e parë me plot 72 pikë.

Surpriza e këtij sezoni mbetet skuadra e Kukësit që edhe pse barazoi pa gola në supersfidën ndaj Lushnjes, siguroi ngjitjen direkte në Superligë, duke grumbulluar 67 pikë, 3 më shumë se sa Lushnja e vendit të tretë që së bashku me Besën e Kavajës dhe Besëlidhjen e Lezhës do të luajnë në Play Off.


Ndërkohë, në fundin e tabelës, Vlora dhe Skrapari janë dy skuadrat që bien një kategori më poshtë, ndërsa Himara dhe Gramozi i Ersekës luajnë Play Out.


Sezoni i ardhshëm i Kategorisë së Parë, rezervon derbin historik kryeqytetas mes Dinamos (e rënë nga Superliga) dhe Partizanit që ngjitet nga Kategoria e Dytë në të Parën.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide