Miqësore / Elbasani – Besa 0 – 2
nga Klevis Bejkolli   E premte, 09 Tetor 2009 17:31   Shtyp

elbasani_logoSot në orën 15:30’ në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit është zhvilluar ndeshja miqësore ndërmjet verdhebluve dhe skuadrës së Besës së Kavajës. Skuadra e Besës ka qenë superior në të gjitha aspektet. Të dy trajnerët kanë futur në fushën e lojës lojtarët e tyre më të mirë. Besa ka shënuar dy herë në pjesën e parë me anë të Dhëmbit dhe Xhafës. Mefushori korcar ka zhvilluar një lojë të mirë cka e konkretizoi dhe me gol ditën e sotme. Renato Hyshmeri lojtari më I mirë për Elbasanin në fushë ka humbur një penallti në pjesën e parë. Pjesa e dytë ka qenë më e ashpër pasi djemtë e rinj të aktivizuar nga trajneri Dosti të etur për një vend titullari në formacion kanë ndërhyr ashpër ndaj titullarëve të Besës cka ka detyruar trajnerin Duro ti largojë nga loja. Fagu dhe Xhafa e kanë lënë fushën e lojës të dëmtuar, por pa ndonjë rrezikshmëri. Loja e zhvilluar sot nga Elbasani tregoi që ka shumë për të bërë, pasi me nivelin e treguar sot nuk është gati për Kategorin Superiore.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide