Kategoria e I / Elbasani dhe Partizani fitojnë
nga AlbaniaSoccer   E diel, 13 Shtator 2009 07:13   Shtyp

skrapari_bilisht sport 1-0Skuadra verdheblu ka arritur fitoren e dytë në kategorinë e parë po në kaq ndeshje të luajtura. Në derbin e prefekturës të luajtur në stadiumin “Ruzhd Bizhuta”  ata kanë fituar minimalishtë me Turbinën me rezultatin 1-0. Fatin e këtij takimi e ka vendosur Rraposhta i cili në minutën e 30-të ka shënuar golin e vetëm të kësaj përballje. Fitore ka arritur dhe skuadra e kuqe e drejtuar nga trajneri Zhupa. Partizani i ka mbyllur që në pjesën e parë llogaritë me skuadrën e Sopotit.Tre golat e shënuar nga Sheta, Bejzade dhe Karapici në pjesën e parë i kanë dhënë fitoren e dytë të kuqve të cilët në tre ndeshje kanë gumbulluar 6-pik. Hap fals ka bërë Bylisi në trasfertën e Burrelit ku është mundur minimalishtë nga të zotët e shpisë me rezultatin 1-0. Fitore ka marrë dhe Lushnja e cila vazhdon të kryesojë Kategorinë e parë më 7-pik. Me një gol të Andi Lame, Skrapari ka arritur të marrë tre piëkt e para në këto javë të luajtura.

Rezultatet e javës së tretë të kategorisë së Parë :

Partizani – Sopoti 3 – 1

Lushnja – Ada 2 – 0

Elbasani – Turbina 1 – 0

Skrapari – Bilisht Sport 1 – 0

Memaliaj – Luftëtari 1 -1

Burreli – Bylis 1 – 0

Gramshi – Besëlidhja 1 – 1

Pogradeci – Kamza  (luhet më 14-9-2009)


(Foto nga ndeshja Skrapari - Bilisht Sport )

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide