Skerdi Bejzade : Në Ballsh fitoi arbitri
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 03 Shtator 2009 20:28   Shtyp

Sulmuesi dhe në të njëtën kohë zëvëndës trajner i Partizanit Skerdi skerdi_bejzade
Bejzade ka fajësuar arbitrat e ndeshjes për humbjen që skuadra e
kuqe ka pësuar në Ballsh. Ai është parë shumë i revoltuar dhe ka akuzuar në mënyrë direkte arbitrat dhe krerët e FSHF-së të cilët sipas tij po luajnë në kurriz të Partizanit. “Arbitri kryesor na mbyti me faulle kurse anësorët me dorën të stampuar lart sinjalizonin pozicione të paqena jashtë loje. Ata na ndihmuan për të mos djersitur ne si skuadër. Ishte e pamundur të kaloje mesfushën tonë. Mesa duket këta duan të na zbresin sërish një kategori më poshtë. Duhet të pyesim Kotheren se cfarë mendon për arbitrimin e ndeshjes Bylis-Partizani”.

Klevis Bejkolli

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide