Ilir Bejtja: Në stadium "JO" per te shfryre inatet personale
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 08 Tetor 2009 22:18   Shtyp

ilir_bejtja_Personazhi kryesor i grupit mbikqyrës qe drejton skuadren e Elbasanit, Ilir Bejtja ka dhene nje deklarate Ekskluzive per Albaniasoccer.com, ku ka shprehur me vendosmeri ato cfare kane ndodhur ne Librazhd, sharrje, ofendime dhe fyerje prej te cilave ai ndjehet teper i indinjuar, sepse ishin filluar me iniciativen stimuluaese te personave qe nuk kane lidhje me futbollin.

Se pari, mesazhi im per te gjithe sportdashesit dhe njerezit e sportit eshte se futbolli eshte nje loje argetuese edhe pse ka shume gare Brenda edhe pse ne pretendojme se ai eshte shume burreror, vajzat qe e lujane kudo ne bote mund te na japin nje shembull shume te mire per kete

Se dyti, une mendoj se ne stadium si ne Librazhd, Elbasan apo kudo nuk ka aresye te shkojme per te shfyre inatet e jetes sone te perditeshme; mundet fare mire t'i binim murit me grushte per kete ose te protestojme si njerezit atje ku ajo ka vlere.

Se treti, nuk me pelqen aspak nderhyrja e politikaneve ne sport. Ketu dua te perjashtoj veten, pasi ka me shume se pese vjet qe jam ne drejtim te ketij klubi dhe dua te them se keta te fundit - politikanet, jo vetem qe nuk kane sens pozitiv per lojen, por antagonizmin e tyre klasor e zbresin edhe ne fushat sportive kudo sa here qe iu jepet rasti.

Se katerti, kjo eshte per sportdashesit nga Librazhdi. Ne gjithnje do t'i presim si njerez ne Elbasan, pavaresisht fyrjeve ne kor per ne dhe qytetaret tane. Kete do ta bejme per t'iu treguar atyre qe jemi qyetare dhe si te tille na vjen ndot per ate qe ndodhi atje. Ne do te tregojme gjithnje qe ne fushen e Elbasanit luhet futboll i elites si per nga gara ashtu edhe per nga etika e ketij sporti.

Se pesti, kete mesazh e kam per futbollistet nga Elbasani qe lujne ne ekipin e Sopotit dhe per tajnerin e tyre; atyre duhet t'iu vije turp per origjinen e tyre dhe per faktin qe edhe pse vazhdonin te shaheshin nenat e motrat e tyre dhe i gjithe qyteti, ata vazhdonin te rrinin ne fushe dhe sidomos trajneri i tyre te gezonte si i cmendur per kete ortek  dhune. Personalisht, besoj se edhe ai eshte pjese e kesaj ngjarje. Menyra se si karikohen lojtaret ne loje dhe ne stervitje jane vetem pjese e ideve te tij.

Dhe se fundi, dua ta mbyll me nje pershendetje per autoritetet e futbollit shqiptar ne federate qe mbajten nje qendrim te tille per t'i dhene mesim si atyre ne Librazhd por edhe kudo ne Shqiperi njerezve te sportit apo atyre qe afrohen rreth tij, qe ai qe u luajt ne Librazhd nuk ishte sport, por rrugaceri kolektive dhe kesaj i ka ardhe fundi.


Klevis Bejkolli

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide