Xhati karikon skuadrën, 250-mijë Lek para Gramozit
nga Klevis Bejkolli   E enjte, 01 Tetor 2009 17:51   Shtyp

nexhat_bizhdili1_345695598Skuadra e Besës ka zhvilluar seancën e fundit anti Gramoz paraditen e sotme në orën 11:00. Trajneri Duro ka pasur të gjithë grupin të gatshëm. Pas përfundimit të stërvitjes lojtarët kanë drekuar dhe rreth orës 14:00 janë nisur për në qytetin e Korcës ku dhe do kalojnë natën. Para nisjes presidenti Xhati ju ka shpërndarë dhe premiot e fitores me Skënderbeun e cila ka qenë 250-mijë Lek për lojtar, duke i karikuar e më shumë futbollistët e tij dhe duke i premtuar një shumë edhe më të madhe në rastë të një fitoreje në këtë trasfertë të vështirë. Në orën 18:00 skuadra e Besës ka mbërritur në qytetin e serenatave në Korcë dhe është strehuar në “Hotel Grand” i cili ndodhet në qëndër. Me skuadrën është grumbulluar dhe Paulin Dhëmbi i cili do të jetë në pankinë. Nesër rreth orës 12:30 skuadra e Besës do të niset për në qytetin e vogël të Ersekës ku dhe do të zhvillojë dhe ndeshjen e rradhës me Gramozin vendas. Formacioni që trajneri Duro do të hedhë nesër në fushën e lojës do të jetë :

Shehi, Fagu, Vrapi, Dragusha, Arapi, Mihani, Poci, Babamusta, Cikalleshi, Mancaku,  Xhafa

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide