Devis Mema mungesa e madhe ndaj Vllaznis
nga Klevis Bejkolli   E martë, 29 Shtator 2009 18:23   Shtyp

mema_ne_lojeSulmuesi  korcar Devis Mema do jetë mungesa e madhe e trajnerit Gugash Magani për ndeshjen e së djelës ndaj Vllaznisë. Mungesa e tij i ka hapur  jo pak problem trajnerit për këtë përballje mjaftë delikate. Ai duhet të mendohet se kujt do ja besoj vendin e titullarit. Vetë sulmuesi ka thënë për Albaniasoccer.com se : “Dëmtimi që kam në këmbë do më mbaj larg për ndeshjen e fundjavës. Kam qenë dhe në Tiranë për fizioterapi. Ditën e sotme kam bërë vetëm disa vrapime dhe është e pamundur që të luajë. Besoj që shokët e skuadrës do e kalojnë me sukses këtë përballje delikate”.

Skuadra e Flamurtarit ka zhvilluar dy seanca stërvitore ditën e sotme. Trajneri Magani ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët me përjashtim të shtatlartit Mema i dëmtuar. Për ndeshjen e së djelës me Vllazninë në rast të mos dëmtimeve të tjera  i gjithë grupi i lojtarëve do të jetë i gatshëm për të luajtur.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide