Gerd Haxhiu : Të qëndrojmë mes më të mirëve
nga Klevis Bejkolli   E martë, 29 Shtator 2009 16:23   Shtyp

gerd_haxhiuTrajneri vlonjat i Skënderbeut Gerd Haxhiu në një intervistë për Albaniasoccer.com ka folur për ecurinë pozitive të skuadrës së tij si dhe për vështirësitë që Skënderbeu ka pasur në këto pesë javët e para si dhe ato që e presin në javët që pasojnë.

“Skuadra e Skëndërbeut ka pasur një start relativishtë të mirë në këto pesë javë të luajtura. Kemi arritur tre fitore dhe jemi mundur në dy ndeshjet e trasfertave minimalisht me rezultatin 1-0. Kemi grumbulluar nëntë pikë dhe rënditemi në vendin e tretë. Para fillimit të kampionatit bashkiaku Niko Peleshi na ka vënë si objektivë qëndrimin mes skuadrave më të mira të Superligës të cilën deri më tani jemi duke e bërë më së miri. Duke mos pasur mundësi të bëjmë një merkato të gjerë në fillim të sezonit dhe objektivat mbeten minimale”.

“Arma jonë më e fortë që na ka bërë të kemi këto rezultate është që lojtarët janë korrektë në stërvitje, impenjimi maksimal si nga ata dhe nga stafi drejtues i trajnerëve si dhe një stërvitje bashkëkohore ka bërë të mundur të arrijmë këtu ku jemi”, theksoi Haxhiu.

“Që këtë javë fillojnë vështirësitë. Do kemi mungesa nga kartonat e do Zoti që deri në ditën e ndeshjes mos te kemi dëmtime pasi do ta kemi shumë të vështirë duke qenë se s’kemi shumë lojtar të të njëtit nivel për ti zëvendësuar ata që mungojnë”, u shpreh trajneri i Skenderbeut.

“Këtë javë kemi një ndeshje shumë të vështirë ku përballë do kemi Apoloninë e Fierit e cila ka zhvilluar lojra të mira dhe ka arritur rezultate mbresëlënëse në këtë fillim kampionati. Unë e kam drejtuar për një vitë e gjysëm Apoloninë, por nga atere ajo ka ndryshuar. Nga kjo përballje vetëm fitorja do më kënaqte. Për këtë arsye kërkoj një mbështetje më të madhe nga ana e presidencës”, deklaroi ish trajneri i Apolonise.

“Objektivat e mia personale si trajner me skuadrën e Skënderbeut janë që të mbërrijë sa më lart të mundemi. Në periudhën e meraktos në Janar do e kemi të vështirë të ndërhyjmë pasi buxheti nuk mjafton dhe është shumë i limituar”, prefundoi prononcimin e tij per Albaniasoccer.com, trajneri i Skenderbeut te Korces Gerti Haxhiu.

 

 

 

 

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide