Apolonia për pikë në Lac
nga AlbaniaSoccer   E premte, 18 Shtator 2009 16:24   Shtyp

apolonia_logoTrajneri Karishik ka bërë dhe stërvitjen e fundit lojtërëve të tij para trasfertës  së nesërme me Lacin. Paradite në orën 10-të deri më 11-të ai i ka bërë sprinte dhe katrore futbollistëve të cilët kanë qenë të gjithë në dispozicionë të trajnerit. Në orën 14:00’ skuadra e Apolonisë ka udhëtuar drejt Golemit ku dhe do kalojë natën e sotme dhe për t’ju drejtuar nesër qytetit të Lacit. Trajneri para nisjes ka deklarur : “Ne shkojmë në këtë ndeshje për të zhvilluar një lojë të bukur dhe normalishtë dhe për të marrë sa më shumë pike të mundemi. Pasi pikët janë ato që duhen dhe të vlersojnë në fundin e një gare. Vlresojmë kundërshtarin, por kam besim te lojtarët e mijë dhe minimum do arrjmë të marrim një barazim”.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide