Kupa Maqedonise/ Shkendija dhe Renova fitojn ndeshjet e para ne kupe
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 10 Shtator 2012 07:11   Shtyp

kupa_e_maqedonis___132304198Pas përballjes së parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, e cila u mbyll me barazim pa gola në mes Pobeda Juniorit dhe Dritës së Bogovinës, dje u zhvilluan 7 përballjet e tjera.

Në Tetovë, Shkëndija me 1-0 mundi skuadrën e Bregallnicës, falë golit të shënuar nga Ertan Demiri. Pelisteri shënoi fitore bindëse, 5-0 kundër skuadrës Babi, ndërsa Renova me të njëjtin rezultat 5-0, si mysafirë mundi 11 Oktomvrit,dhe me një këmbë është në raundin tjetër të garave të Kupës.

Gjashtë gola u shënuan në Shkup, kur Metalurgu u ndal me barazim 3-3 me Horizont Turnovën, e cila vazhdimisht ishte në epërsi. Teteksi siguroi fitore me 2-0 në terrenin e Lokomotivës, ndërsa me 1-0 Sileksi mundi Bashkimin në Kumanovë.

Sfida Vardari-Euromilku është shtyrë për datën 19 shtator, ndërsa përballjet kthyese do të zhvillohen më 26 shtator. Ndërkohë përkundër ndryshimeve në shtëpinë e futbollit, në sitin zyrtar nuk kishte asnjë informatë zyrtare për sfidat e 1/8 së finale së Kupës së Maqedonisë.

Rezultatet e ndeshjeve te 1/8 së kupes se Maqedonise:

Metalurgu 3–3 Horizonti
Lokomotiva 0–2 Teteksi
Bashkimi 0–1 Sileksi
Pelisteri 5–0 Babi
Shkëndija 1–0 Bregallnica
Pobeda J. 0–0 Drita
11 Oktomvri 0–5 Renova

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide