Shkëndija/ Ekipi nga Tetova ka filluar përgatitjet për sezonin e ri
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 29 Qershor 2013 19:03   Shtyp

shkendijaEdhe klubi futbollistik Shkëndija nga Tetova i ka filluar përgatitjet për sezonin e ri, derisa nga skuadra një numër i madh i futbollistëve janë larguar duke u angazhuar në skuadra të ndryshme vendore dhe të rajonit.

Deri më tani Shkëndija ka mbetur pa kapitenin Muhamed Useini, Sedat Berishën, Gjelbërim Taipi, Mevlan Murati, Muzafer Ejupi, ndërsa largimin e kanë paralajmëruar edhe Mexhit Neziri dhe Jasir Selmani.

Në grumbullimin e parë trajneri Artim Shaqirin dhe asistentët e tij Husein Kadriu, Ejup Sulejmani dhe trajneri i portierëve Armend Elezi kishin në disponim 23 futbollistë, në mesin e të cilëve edhe ardhjet e reja Valmir Alili dhe Mentor Arifi nga KF Rrufeja, si dhe futbollisti i ri Egzon Osmani nga KF Renova.

Sipas të gjitha paralajmërimeve nga ekipi bëjnë të ditur se ditëve në vazhdim stërvitjeve do ti bashkëngjitet portieri Marko Jovanovski, si dhe futbollisti njohur strugan, Flamur Tairi i cili vite me radhë ishte anëtar i KF Teuta nga Durrësi.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide