Maqedonia/ Asnjë reagim për djegien e flamurit
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 19 Dhjetor 2012 19:33   Shtyp

Flamuri_i_shqyerFederata Maqedonase e Futbollit i ka kaluar pa asnjë ndëshkim ngjarjet në Shkup, në takimin e kampionatit ndërmjet Teteksit dhe Shkëndijës.

Ndeshja në stadiumin “Gjorgje Petrov” u ndërpre, pasi skuadra nga Tetova u tërhoq nga fusha. Për këtë veprim, komisionet e federatës vendosën që ekipi shqiptar të humbiste 3-0 në tavolinë.

Shkëndija rrezikon të përballet edhe më të tjera penalizime, pasi braktisja e fushës do të shqyrtohet nga Disiplinori, ku ndëshkime mund të ketë edhe për drejtuesit, trajnerin Artim Shaqiri dhe kapitenin Muhamet Useini.

Ndërkohë, nuk është marrë asnjë masë për Teteksin dhe për ngjarjet ku tifozët vendas lëshuan thirrje anti-shqiptare dhe dogjën flamurin kuqezi.

Skuadra e Teteksit do të jetë në Komisionin e Disiplinës vetëm për organizimin e dobët të ndeshjes dhe hyrjen në fushë të personave të paautorizuar, që shkaktuan largimin e lojtarëve të Shkëndijës nga loja.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide