Maqedonia/ Mensur Kurtishi rikthehet te Shkëndija | ||
|
Skuadra e Shkëndijës vazhdon të mbledh në gjirin e vetë lojtarët cilësor Shqiptar, ku kësaj radhe skuadrës i bashkangjitet Mensur Kurtishi , i cili sezonin e kaluar gjithashtu ishe pjesë e skuadrës Tetovare. Mensur Kurtishi sezonin e kaluar luajti në Shkëndijë në sezonin vjeshtor , i cili u paraqit në 14 ndeshje ku arriti të shënoj 5-gola për skuadrën kuq e zi, ndërsa më pas në sezonin pranveror u largua nga Shkëndija për në skuadrën e Tobol të Kazakistanit. Me këtë transfer tashmë skuadra e Shkëndijës kompleton skuadrën ku në radhët e saj ka arritur të mbledh futbollistët cilësor Shqiptar si Muzafer Ejupi, Artim Pollozhani, Nderim Nexhipin, Ertan Hasan si dhe së fundi edhe Mensur Kurtishin. |