Arben Zhjeçi firmos për Flamurtarin
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 08 Gusht 2009 16:29   Shtyp

arben_zhjeqiIsh - “ikona” e Prishtinës, Arben Zhjeçi pas shatë muaj pushimi për shkak të lëndimit ka vendosur t’i kthehet futbollit. Zhjeçi ka arritur marrëveshje më Flamurtarin e Prishtinës.

“Kam arritur marrëveshje më drejtuesit e Flamurtarit. Kam pasur ofertë të mirë edhe nga Vëllaznimi, mirëpo vendosa që të ardhmën timë të vazhdojë në kryeqytet”, ka thënë Zhjeçi, i cili ka shtuar se “jam i lumtur që pas shtatë muajsh për shkak të lëndimit po i kthehem fushës së blertë”.

“Do të jap maksimumin në skuadrën e Flamurtarit. Besoj se do të arrijmë synimet e klubit”, ka pohuar Zhjeçi.


Fatmir Bytyçi

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide