Raiffeisen Superliga Kosova/ Llamkos Kosova - Besa 2:1
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 11 Nentor 2013 02:54   Shtyp
Në Stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri, Llamkos Kosova ka mundur me vështirësi Besën e Pejës 2:1. Të parët në epërsi erdhën Vushtrriasit . Pas futjes në lojë të lojëtarëve zëvendësues, Faton Zejnullahu dhe Leart Emini, skuadra rriti nivelin e lojes dhe ishin pikërisht këta lojtare qe u bene protagoniste të golit të epërsisë  që u shënua në minutën e 53-të. Pas harkimit nga këndi i djathtë nga Faton Zejnullahu, më së larti në tufën e lojtarëve kërceu Lerat Emini qe me nje goditje te sakte e kaloi ekipin e Llamkos Kosova ne avantazh. Besa e Pejës nga minuta e 66-të mbeti me një lojtar më pak pasi gjyqtari Tahiri me të drejtë e përjashtoi nga loja Shpëtim Zharën, i cili në mënyrtë të parregullt si lojtar i fundit ndërhyri ndaj Semir Zenelit
Nuk kaloi shumë kohë, Egzon Gashi, i Besës barazoi rezultatin në minutën e 79-të në 1:1. Pas harkimit nga e djathta, topi kaloi të gjithë futbollistët dhe u përplas në portën e portierit Petrit Tahiri. Një minutë para përfundimit të ndeshjes, Labinot Osmani, shfrytëzoi një pakujdesi të pejanëve dhe e dergoi topin ne rrjetë. . Me këtë fitore Llamkos Kosova edhe më tej kryeson në renditje me 31 pikë.
komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide