Raiffeisen Superliga/ Fitore e rëndësishme e Llamkos Kosovës në duel me Drenicën
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 06 Maj 2013 15:50   Shtyp

vellaznimiDje janë zhvilluar tri ndeshjet e fundit të javës së 28-të në Raiffeisen Superligë. Skuadra e Llamkos Kosovës ka shënuar fitore para tifozëve të vet në duel me Drenicën, me rezultat 2:1, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të mbijetesës në elitë. Pas kësaj fitoreje vushtrriasit janë ngjitur në pozitën e tetë, me 29 pikë, një më shumë se Drenica, e cila tashmë e sheh veten në pozitën e 10-të, që në fund të kampionatit dërgon në barazh. Mysafirët shënuan të parët nëpërmjet Granit Çekajt, në minutën e 11-të, por nuk arritën ta ruajnë këtë epërsi, pasi Labinot Osmani shënoi dy herë, në minutat 45 e 52, për ta përmbysur rezultatin dhe për t’ia siguruar fitoren Llamkos Kosovës. 
Përballja tjetër e skuadrave të rrezikuara ndërmjet Vëllaznimit dhe Hysit, që u zhvillua në Gjakovë, u mbyll pa fitues, 0:0. Me këtë epilog skuadra gjakovare i ka zvogëluar tej mase gjasat për t’iu shmangur rënies nga elita, derisa Hysi me këtë pikë i ka rritur shpresat për t’iu shmangur zonës së rrezikshme. 
Ndërkohë, Besa ka regjistruar fitoren e parë si mysafire  në këtë edicion, duke e mposhtur Dritën në Gjilan, me rezultat 2:0. Golat për fitoren e parë të pejanëve në udhëtim në këtë edicion i shënuan Kushtrim Gashi (4’) dhe Endrit Maloku (88’). Me këtë fitore pejanët praktikisht e kanë siguruar mbetjen në elitë.

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide