Prishtina serish në Zvicër |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 02 Dhjetor 2009 22:22 |  | |
Skuadra e FC Prishtinës është ftuar serish për të marrë pjesë në turneun e Futsallit, i cili do të zhvillohet më 10 janar të vitit 2010 në Zvicër. Në këtë turne pritet të marrin pjesë edhe FC Thun, FC Luzern, FC St. Gallen, FC Winterthur dhe FC Aarau.
Ky lajmë është bërë i ditur nga ueb faqja e klubit “bardhëkaltër”. Në janar të këtij viti, skuadra kampione e Kosovës e zuri vendin e parë në turneun e Futsallit në Zvicër. Veton Zymberi |