Sokoli merr Ferizajin për ta kthyer në Superligë |
nga AlbaniaSoccer E premte, 02 Nentor 2012 15:19 |  | |
Trajneri më i suksesshëm kosovar, Bylbyl Sokoli, do të udhëheqë skuadër të kategorisë së dytë deri në fund të edicionit 2012\\2013.
Sokoli të mërkurën është emëruar trajner i Ferizajit, që po lufton për kthim në Superligën e Kosovës në futboll.
Sokoli në postin e trajnerit të Ferizajt do ta zëvendësojë Arsim Abazin, që u shkarkua të hënën. Ferizaji në fundjavë pësoi humbje nga Flamurtari që i kushtoi me vend pune Abazit.
Për Ferizajin kjo ishte humbja e dytë këtë edicion. Skuadra renditet në pozitën e dytë në Ligën e Parë me 25 pikë, tre më pak se Fushë-Kosova që kryeson renditjen. |