Kosova/ Vëllaznimi shkarkon trajnerin Shengyli |
nga AlbaniaSoccer E martë, 23 Tetor 2012 14:00 |  | |
Kryesia e klubit të futbollit Vëllaznimi nga Gjakova ka shkarkuar të hënën kryetrajnerin Skënder Shengyli dhe dy ndihmësit e tij, Luan Tabaku e Arben Lleshi.
Këtë vendim ajo e ka marrë, pasi ka vlerësuar se në pjesën e parë të kampionatit skuadra gjakovare ka qenë nën nivelin pritur.
Në një komunikatë që ka lëshuar të hënën pasdite, e që është nënshkruar nga kryetari i klubit Agim Koci, në arsyetim theksohet se vendimi është marrë pasi kryesia e ka vlerësuar se barrën kryesore për lojëra dhe rezultate të dobëta e bart shtabi teknik i skuadrës. |