Familja Xhaka ndihmon me pajisje skuadrën Trepça |
nga AlbaniaSoccer E hënë, 10 Shtator 2012 06:42 | | |
Arrijnë nga Zvicra topa, dy komplete fanella për ndeshje dhe fanella për stërvitje
Ragip Xhaka (prindi i Taulant dhe Granit Xhakës) me vllaun Sevdaimin dhe në shoqërim të futbollistit të gjeneratës së artë Ramadan Cimili kanë sjell pajisje sportivë për ish-kampionet ndërsa janë pritur në stadiumin olimpik "Adem jashari" nga Nexhmedin Haxhiu dhe stafi drejtues i skuadrës
Në stadiumin Olimpik "Adem Jashari" sot ka qëndruar Ragip Xhaka babai i futbollistëve të njohurë kosovarë Taulant e Granit Xhaka i shoqëruar nga vllau i tij Sevdaimi dhe futbollisti i gjeneratës së artë Ramadan Cimili, ku janë pritur nga drejtuesit e skuadrës Trepça. Ai me vete ka sjell një kontigjent ndihma për skuadrën "xehetare" si dhuratë nga futbollistët Taulant e Granit Xhaka që po shkelqejnë në skuadrat zvicrane dhe gjermane, mirëpo që kanë harruar prejardhjen dhe vendin e të parëve të tyre. Me këtë rast Ragipi ka theksuar se po përcjell dëshirën e djemëve për të dhënë një kontribut sado modest për skuadrat me emer në futbollin tonë siq është Trepça e cila përherë ka dhënë emar të njohur në sportin tonë jo vetëm në futboll. "është dëshira e djemëve për të ndihmuar skuadrat tona, kemi dhuruar ndihma për Llamkos Kosovën dhe tahs njëjtë kemi sjell topa, komplete fanella dhe fanella për stërvitje. Përher kam këshilluar djemët që të mos harrojnë prejardhjen dhe vendin nga vijnë, ndërkohë që Granitin e kam këshilluar të imitojë Cimilin pasi luanë në pozitën e njëjtë" tha Ragipi duke falenderuar për mikpritjen, në kohë që ka rikujtuar edhe pritjen që nuk e ka harruar Graniti gjatë qëndrimit në Mitrovicë. menaxheri nexhmedin haxhiu duke ju dëhsiruar mirëseardhje dhe falenderuar për ndihmat tha se :" Jemi krenarë me sukseset dhe rezultatet që po arrijnë vllezërit Xhaka posaqrisht Graniti andaj e falenderojmë dhe kemi dëhsirë ta presim si mysafir kur të vijë në vendlindje" tha Haxhiu. Ramadan Cimili ka kujtuar kohët kur u prurua stadiumi i ri dhe kur ka lujtur ne Trepçë, ndërsa ceremonia ka përfunduar me një kafe për mysafirët. Duhet theksuar se mysafirët nga Zvocra kanë sjell dhjetë topa të lojës, dy komplete me fanella të gjelberta si ngjyra tradicionale e "xehetarëve" dhe fanella për strevitje, ndërkohë që kanë premtuar vazhdimin e mbështetjes edhe në të ardhmen. Marre nga KF Trepca |